Rekord ende pa filluar finalja, Messi futet në librin e historisë, futbollisti i parë që…

E gjithë bota është në pritje të finales së Botërorit të Katarit. Akoma pa vërshëllyer arbitri kryesor për fillimin e ndeshjes Argjentinë-Francë, Messi thyen rekord, pasi është titullar në këtë takim.

Kështu, me prezencën e tij në fushë, “pleshti” magjik bëhet kështu lojtari i parë në historinë e Kupave të Botës me 26 paraqitje nëpër Botërore. 35-vjeçari do kërkojë të arrijë sukses sot, për të shkuar drejt majës së botës.