Nuk ka gjetur hapësira, Strakosha drejt largimit nga Brentford

Duket se aventura e Thomas Strakoshës te Brentford në Angli do të përfundojë ende pa nisur mirë.

Portieri shqiptar nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje në Premier League me fanellën e klubit londinez, duke qenë rezervë e spanjollit David Raya.

27-vjeçari kuqezi ka luajtur në vetëm një ndeshje në EFL Cup, ku qëndroi për 90 minuta në fushë dhe mbajti portën e paprekur.

Kështu, hapësirat e pakta kanë bërë që Strakosha të kërkojë largimin nga Brentfordi në merkaton e janarit.

E ardhmja e shqiptarit mund të jetë sërish në Itali, pasi shqiptari vlerësohet nga një numër i madh i skuadrave.

Brentford nuk do ta shesë por pritet ta huazojë për gjashtë muaj Strakoshën deri në verën e vitit 2023 tek ndonjë skuadër që i ofron minuta.