'Dita e Diasporës'/ Mediu: Ti krijojmë mundësi jo vetëm për të votuar, por edhe për tu zgjedhur

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me diasporën shqiptare nëpër botë, ku sipas tij duhet ti krijojmë mundësinë jo vetëm për të votuar por edhe për tu zgjedhur.

‘Diaspora ka kapacitet më të mira intelektuale për të qeverisur Shqipërinë’, shkruan Mediu në Facebook.

Ky reagim i Mediut vjen pas takimit që gjoja kryeministri Edi Rama po zhvillon me diasporën në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diasporës.

Postimi i plotë:

Ne duhet ti krijojmë diasporës jo vetë mundësinë për të votuar por dhe për tu zgjedhur.

Diaspora ka kapacitet më të mira intelektuale për të qeverisur Shqipërinë.