‘Nuk jeni krenar për ne’, Dejan Loven kapet keq me gazetarët pas fitimit të medaljes së bronztë

Mbrojtësi kroat Dejan Lovren u pa mjaft i zemëruar në zonën mikse pasi ekipi i tij fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës duke mposhtur Marokun 2-1.

Lovren shpërtheu në fyerje ndaj disa gazetarëve kroatë dhe gjithçka nisi kur ai kaloi pranë tyre, me këta të fundit që kërkuan një deklaratë prej tij, por ky i fundit nuk preferoi të fliste për gazetarët.

Një nga gazetarët qeshi pasi Lovren u largua nga zona mikse, dhe mbrojtësi e dëgjoi atë, u kthye dhe filloi ta ofendonte, transmeton Index.hr .

"Jo, nuk je krenar, je nga të paktët që na pështyu që në fillim dhe nuk besove", bërtiste Lovren.

Kur gazetari u përgjigj se nuk ishte e vërtetë, mbrojtësi kroat vazhdoi të bërtiste: "Epo tani po talleni me mua, t’ju vijë zor. Ju dhe ky zotëria, nuk e keni regjistruar, nuk e keni regjistruar të qeshurën e tij me shumë mundësi?"

Disa nga gazetarët u përpoqën të qetësonin Lovren.

“Po të them, mos bëj kështu, nuk ka kuptim të thuash fjalë të tilla para 30 njerëzve”, i thanë.

“Epo, kjo është e vërteta”, u përgjigj futbollisti.

“Është turp kjo që po thua tani”, u përgjigj në fund një gazetare kroate.

Në fund Lovren u ngrit me sharjet dhe u largua dhe pas gjithçkaje zëdhënësi i federatës Tomislav Pacak u kërkoi falje gazetarëve për këtë shpërthim.