VIDEO+EMRI/ Aksident në Fier, makina del nga rruga, shoferi në gjendje të rëndë

Një aksiden i rëndë ka ndodhur në fshatin Strum, ku shtetasi Marjus Lushka 29 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Burime policore pohuan se ai ështe ne sallë operimit në spital ku po i jepet ndihma mjekësore. 

Makina ka dalë nga rruga dhe ka goditur pemën e më pas është përmbysur ne kanal.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në fshatin Strum, shtetasi M. L., 29 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.