Mbështeti Specialen/ Vjosa Osmani hesht për dënimin e komandant 'Calit'
Asnjë fjalë, askund, Vjosa Osmani nuk e tha për dënimin që iu shqiptua Salih Mustafës, shkruan Syri.net Kosova.
Presidentja po ashtu asnjëherë nuk vizitoi asnjë të akuzuar në Gjykatën Speciale në Hagë.
E në anën tjetër, ajo ishte njëra ndër deputetet që votoi pro themelimit të saj.
Për votën që do të jepte asokohe, thoshte se nuk kishte kurrfarë presioni.
Për votën pro, ish-deputetja Osmani arsyetohej edhe me citate nga Karta e Kombeve të Bashkuara.
Lidhur me këtë jepte edhe shembuj.
Osmani thoshte se çdo veprim ndryshe në atë rast do ta cenonte pavarësinë e Kosovës.
Ajo ishte e bindur edhe për diçka tjetër. Jepte edhe një porosi.
E për gjithë këtë, nëse po vepronte gabimisht, kërkonte t’i bëhej gjyq. Kërkonte të gjykohej me votë nga qytetarët.