Bilanci i COVID/ 17 raste të reja në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus nga 471 testime të kryera. Fatkeqësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 3 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 17 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 214 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Tiranë, Fier, nga 1 qytetarë në Pukë, Lezhë, Durrës, Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Tepelenë.
Statistika ( 17 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 471
Testime totale 2,015,067
Raste pozitive 332,538
Raste të shëruara 328,730
Raste Aktive 214
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 151
Fier 19
Durrës. 10
Vlorë 9
Lezhë. 6
Gjirokastër 5
Berat. 5
Elbasan. 3
Shkodër 3
Korçë. 1