Vuçiç urdhëron bandat serbe të vendosin edhe një barrikadë tjetër në veri
Bandat kriminale serbe të inkurajuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po vazhdojnë me barrikadimin e rrugëve në veri të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.
Një barrikadë e re është vendosur së fundmi edhe në lagjen Berxhan, në rrugën që të shpie për në komunën e Zveçanit.
Policia e Kosovës është stacionuar në tre lokacione në lagjen Berxhane në Mitrovicën e Veriut.
Por, policia nuk mund të shkojë tutje, pasi rreth dy kilometër më lartë është krijuar një barrikadë e re.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se tani barrikada nga serbët po vendosen edhe në rrugët alternative.