Isuf Çelaj denoncon me video: Rruga e Lekbibajve ka degraduar, qeveria e ka lënë në harresë

Deputeti i PD, Isuf Çelaj, ka denoncuar në rrjete sociale shkatërrimin e rrugës së Lekbibajve të Njësisë Administrative Nikaj Mërkur. Çelaj thotë se qeveria e ka lënë në harresë dhe ka degraduar ndërsa i bën thirrje Bashkisë Tropojë të marrë masa për riparimin e saj.

Statusi i plotë
?Kjo është gjendja sot e rrugës së Lekbibajve të Njësisë Administrative Nikaj Mërtur(Nderi i Kombit), e asfaltuar me të gjithë parametrat në qeverisjen e PD, sot e lënë në harresë nga qeverisja qëndrore dhe lokale e cila nga mungesa e mirëmbajtjes është  drejt degradimit total!

?Thirrja ime dhe e banorëve të kësaj zone shkon për strukturat e ARrSH-së, AECivile dhe Bashkisë Tropojë që të marrin masa urgjente për rioarimin e saj,pasi jemi në fillimin e dimrit dhe në se nuk ndërhyhet banorët e kësaj Njësie do të mbeten të bllokuar dhe të pamundur për tu furnizuar me ushqime si dhe në mëshirë të fatit në raste urgjencash shëndetësore. 

?Nikaj Mërturi kërkon vëmendjen e e qeverisë pasi janë një nga zonat e thella të Tropojës!!!!!