Rruga 'Eshref Duka' në gjendje të mjerueshme/ Braimllari: Tirana e Veliajt e vitit 2022, si në vitet 90’

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari denoncoi gjendjen e rrugës  “ Eshref Duka” në Njësinë nr 9-të në Tiranë.

Me anë të një postimi në Facebook Brahimllari ka ndarë disa foto ku duket qartë që rruga është në gjendje të pakalueshme për shkak të ujit të shumtë që e ka  mbërthyer.

Braimllari akuzon Erjon Veliajn si shkaktar të vetëm të problematikave të shumta me të cilat haset Tirana ditët e sotme.

Postimi i plotë i Braimllarit:

Veliaj e ktheu Tiranën si në vitet 90, lagjet e kryeqytetit në mëshirë të fatit

Nuk është Tirana e fillimviteve 90, por është Tirana e Erion Veliajt e vitit 2022.

Fotot janë publikuar nga mediat dhe janë shkrepur në rrugën "Eshref Duka" në Njësinë nr 9 në Tiranë.

Komentet për këto foto janë të tepërta, pasi tregojnë gjendjen e vërtetë të rrugëve të “kryeqytetit europian të rinisë” të pinokut të bashkisë.