Makina me shpejtësi merr para gruan në Elbasan, 50-vjeçarja në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur tek rrethi i postës në Elbasan ku një makinë ka përplasur një këmbësore rreth të 50-ave.
Mësohet se gruaja është në gjëndje të rëndë dhe po niset drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ajo ka marrë plagë të rënda nga përplasja.
Dyshohet se automjeti që e aksidentoi ka qenë duke me shpejtësi të madhe në zonë.