Aksident në Shkodër-Koplik, Volkswagen-i përplas burrin me biçikletë
Një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj i Ri, pasi është përplasur nga një automjet tip 'Volksëagen'.
A.M ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është goditur nga makina me drejtues I.K, 68 vjeç.
Shkodër
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj i Ri, mjeti tip Volkswagen, me drejtues shetasin I. K. 68 vjeç, ka përplasur shetasin A. M. 59 vjeç, i cili levizte me biçikletë.
Shtetasi A. M. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.