Aksident në Tiranë, makina përplas 60-vjeçaren
Një aksident ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të shtune.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Ferit Xhajko' ku një automjet me drejtues Sh.N ka përplasur një 60-vjeçare, S.H.
Gruaja ka mbetur e plagosur nga aksidenti dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi
Më datë 17.12.2022, në orën 18:35, në rrugën "Ferit Xhajko", shtetasi Sh. N., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen S. H., 60 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.