VIDEO/ Aksident në Korçë, përplaset furgoni me 21 nxënës

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të fshatit Bulgarec. Një furgon ku po udhëtonin 21 nxënës për një ekskursion, është përplasur me një mjet tjetër, ku nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale.

Fatmirësisht asnjë nga personat e ndodhur në furgon dhe automjet nuk është plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Burime bëjnë me dije se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar i automjetit, duke shkaktuar përplasjen me furgonin.