29-vjeçarja hidhet nga shkëmbi në Kishën e Laçit dhe përfundon në humnerë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Kishën e Laçit.
Një 29-vjeçare është vetëhedhur nga shkëmbi dhe ka përfunduar në humnerë.
Për pasojë e reja ka pësuar dëmtime ndërsa është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftim i policisë
Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, tek oborri i Kishës së " Shna Ndout" në Laç, është vetëhedhur nga shkëmbi duke rënë në humnerë.
Për pasojë, ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se kjo shtetase vuante prej disa kohësh nga depresioni e çrregullimi bipolar, probleme për të cilat merrte edhe trajtim mjekësor.