Kroaci-Marok/ Mbyllet pjesa e parë, rezutati dhe statistikat

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

45 minutat e parë në sfidën mes Kroacisë dhe Marokut përfunduan me rezultat 2:1.

Kroatët kaluan në avantazh në minutat e fundit, falë golit të shënuar nga Mislav Orsic (42’).