Moska: Sanksionet e reja do të bien mbi vetë Bashkimin Evropian

Moska është e bindur se pasojat e paketës së re të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë do të bien drejtpërdrejt mbi vetë Bashkimin Evropian.

“Paketa aktuale do të ketë saktësisht të njëjtin efekt si ato të mëparshme – tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova – pra përkeqësimin e problemeve socio-ekonomike në vetë BE-në”.