SYRI TV/ Fshati Miras në Devoll po shpopullohet, nga tremijë banorë kanë mbetur vetëm 800
Shpopullimi ka prekur edhe fshatrat e Devollit, ku në Miras kanë mbetur rreth 800 banorë, nga 3 mijë që ka pasur para disa vitesh. Shkak sipas tyre për largimet masive është papunësia dhe vështirësitë ekonomike.
Nga SYRI TV
Në fshatin Miras të Devollit prej vitesh po përballet me shpopullimin, pavarësisht se dikur ishte në nga fshatrat më të mëdhenj të kësaj bashkie. Banorët tregojnë se dikur ishin rreth 3 mijë banorë, ndërsa aktualisht numërohen jo më shumë se 800 e shkak për këtë është bërë papunësia.
Banorët e Mirasit emigrojnë për një jetë më të mirë, pasi të ardhurat në fshat janë të pamjaftueshme, pavarësisht se punojnë në bujqësi.
Edhe ata pak të rinj që mund të hasësh në fshat, kthehen vetëm sa për të vizituar prindërit, për t’u larguar më pas drejt vendeve në të cilat jetojnë dhe punojnë.