Feston 90 vjetorin, Kiço Londo uron me fjalët më të ngrohta Tinka Kurtin: Përqafimi ynë i bukur, i ëmbël!

Sot legjenda e kinematografisë shqiptare Tinka Kurti feston 90 vjetorin.

Të shumtë ishin ata që e uruan aktoren në këtë 90 vjetor dhe një nga ata është dhe regjisori Kiço Londo.

Në urimin e tijme fjalët më të ngrohta dhe superlative për aktoren, regjisori shkruan:

‘’Përqafimi  ynë i bukur, i ëmbël, i ngrohtë, bujar... Zonja e madhe e teatrit dhe filmit, Tinka Kurti, sot ti mbërrite te  90... Gëzimi jonë, ti je dhurata  që na mbush sytë me dritën që të buron ngado... Ti e shpërndave talentin tënd unik dhe hyjnor bujarisht. Është nder që pata fatin të krijoj me ty. Unë të dua’’