VIDEO/ Rusi, orteku ‘gëlltiti’ skiatorin

Ka shkaktuar sensacion videoja e publikuar nga Pravda ruse e një incidenti të ndodhur në fund të nëntorit në një mal kur një grup skiatorësh po ecnin buzë një maje.

Siç shihet edhe në video, njëri prej skiatorëve teksa ishte në buzë është “zhdukur” kur bora mbi të cilën po shkelte u shemb pasi u shkaktua një ortek.

Pjesa tjetër e skiatorëve, njëri prej të cilëve po regjistron incidentin që dyshohet se ndodhi në Rusinë jugore , filluan të bërtisnin kur panë shokun e tyre të zhdukur, por askush nuk iu afrua skajit të majës nga frika e një orteku tjetër.
Gjëja më mbresëlënëse, megjithatë, është se sipas Pravda-s, skiatori i "zhdukur" në dëborë arriti të mbijetonte.