Mesazhi i Benzemas në prag të finales së Botërorit bëri jehonë/ A u ‘përzu’ fituesi i ‘Topit të Artë’ nga kombëtarja?

Një ditë para finales së Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës, sulmuesi francez Karim Benzema postoi një mesazh të fshehtë në Instagram që shkaktoi një ortek komentesh dhe e vuri në pikëpyetje statusin e tij në kombëtare.

Zyrtarisht futbollisti më i mirë në botë u detyrua të humbasë Kupën e Botës për shkak se kishte probleme me një dëmtim dhe gjithnjë e më shumë po shtohen spekulimet se trajneri i Francës Didier Deschamps refuzoi të grumbullonte sulmuesin e Realit në fazën eliminatore të Kupës së Botës në Katar.

Diagnoza fillestare tregoi se ai do të ishte jashtë për tre javë, por Benzema u shërua pas vetëm 10 ditësh dhe ishte gati për t'u bashkuar me kombëtaren.

Deschamps u pyet nga gazetarët nëse do të sillte Benzema-n dhe ai tha: "Uh, më mirë të mos përgjigjem. Pyetja tjetër."

Së fundmi, Benzema ka postuar një foto të tij në Instagram dhe ka shkruar: “Nuk jam i interesuar”.

Mediat franceze raportuan menjëherë sesi Benzema i tha Deschamps-it në këtë mënyrë se nuk donte të ishte pjesë e ekipit të tij, ndërsa portali spanjoll Libertad shkoi një hap më tej, duke pretenduar se Benzema nuk u largua vullnetarisht nga Katari, por se ai ishte “i shtyrë” dhe se është shumë i zemëruar për këtë.

Sipas informacioneve të tyre, pas largimit nga kampi i kombëtares, Benzema i është nënshtruar vetëm tre ditësh terapisë me mjekët e klubit në Madrid, pas së cilës ka qenë gati. L'Equipe ka shkruar në disa raste se atmosfera në kampin e kombëtares franceze është bërë më e mirë me largimin e Karimit dhe nuk ka dyshim se vetëm pas Botërorit historia do të ndizet më tej.

Francezi iu bashkua stërvitjes së Realit të shtunën e kaluar dhe trikolorët do të luajnë nesër në finalen e Kupës së Botës kundër Francës.