Moti i keq/ Policia e Shtetit iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve të repsektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore

Policia e Shtetit për shkak të motit të keq iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe motomjete të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos pëerdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Për shkak të motit të keq, në disa segmente rrugore ka prezencë të ujit dhe në këto kushte mund të rritet rreziku i përfshirjes në ngjarje rrugore.   

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë, në akset rrugore, duke monitoruar qarkullimin përmes makinave inteligjente, radarëve automatikë, mjeteve të tjera logjistike, si edhe me mjete të paloguara.

Gjithashtu drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar për shkak të motit të keq.

Statusi i Policisë së Shtetit: