VIDEO/ Reshje të dendura në qarkun e Lezhës, 570 ha të përmbytur
Në qarkun e Lezhës ka pasur rreth 40 mm reshje. Vetëm në teritorin e bashkisë së Kurbinit për një orë e 30 minuta ka rënë 60 mm shi.
Kuota e lumit Drin është 1,1 m nga 2.0 m kuota kritike
Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.2m. Janë rreth 500 ha të përmbytura.
Hidrovori i Tales punon në kuotën -1.2 m. Janë rreth 20 ha të përmbytura në kënetën Tresh-Spiten.
Hidrovori i Shllinzës punon në 1,05 m. Në fushë të Gjonëmit (te ish-këneta) kemi rreth 50 ha toka të përmbytura.
Që prej mëngjesit të sotëm, duke filluar prej orës 6, reshje intesive kanë përfshirë gjithë territorin e Kurbinit.
Nga informacionet e marra në terren, probleme deri më tani ka pasur vetëm në Milot, aty ku autostrada, segment i rrugës së Kombit, bashkohet me zonën e Milotit; ujërat kanë vërshuar në afërsi të dy banesave. Lumi Mat ka shtim të prurjeve por jo deri në pikën e rrezikut. Në Mamurras nuk raportohen deri tani problematika.
Në bashkinë e Mirditës nuk raportohen probleme. Në disa zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike të përkohshme, por difektet janë riparuar në kohë.
Ka pasur sasi të mëdha shiu dhe breshëri në disa zona.
Shkarkimet nga HEC-et, sipas burimeve nga prefektura, në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk janë problematike.
Furnizimi me energji është i vazhdueshëm.
Lumi Gjadër e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar probleme deri tani. Pra si qark deri tani raportohen 570 ha tokë të përbytura. Të gjithë hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë. Probleme të furnizimit me energji elektrike nuk raportohen.