Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas/ Besnik Pjetri mbetet në burg, nuk flet para gjykatës
Besnik Pjetri, i cili akuzohet për vrasjen e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij në fshatin Grykë Zezë të Lezhës do të qëndrojë në burg.
49-vjeçari, i cili u arrestua të premten nga Policia, u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se Pjetri nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me krimin e dyfishtë të ndodhur në muajin gusht dhe akuzat e ngritura ndaj tij.
Por pasi dëgjoi palët, gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest në burg", për 49-vjeçarin.
Ai u lokalizua dhe u arrestua në një banese të braktisur në fshatin Kaçinar të Mirditës.