Sot, Kroacia dhe Maroku luajnë për vendin e tretë në Botëror, të dyja skuadrat kanë probleme me dëmtimet

Kroacia dhe Maroku do të luajnë sot nga ora 16:00 ndeshjen për vendin e tretë në Botërorin e Katarit, ndërsa fituesi do të marrë medaljen e bronztë ngushëlluese pasi iu ndalua në rrugën për në finale.

Kroacia është në kërkim të medaljes së tretë në kampionatin botëror, pas bronzit në Francë në 1998 dhe argjendit në Rusi në 2018, ndërsa Maroku arriti suksesin më të madh në histori duke arritur në gjysmëfinale.

Ballkanasit kanë probleme me skuadrën e tyre dhe Josip Juranovic u largua për shkak të një lëndimi. Në pikëpyetje u vu prezenca e Marcelo Brozovic, ndërsa në stërvitjen e fundit munguan edhe Dejan Lovren dhe Nikola Vlasic.

“ Maroku na kujton veten katër vjet më parë. Ata arritën me meritë në gjysmëfinale. Ata vetëm u rritën gjatë gjithë turneut dhe ne kemi një ndeshje më të vështirë përpara nesh sesa në raundin e parë. Ishte ndeshja e parë, nuk dihej, luajtëm edhe në një kohë të keqe. Nesër do të jetë ndryshe. Bëmë një sukses të madh, por ne duam më shumë", tha trajneri kroat Zlatko Dalic para ndeshjes.

Maroku është dëshmuar se është një ekip shumë i fortë që nuk pëson apo shënon shumë gola. Rrugës për medaljen e bronzit, ata nuk pësuan gol ndaj Kroacisë në grup (0:0), Belgjikës (2:0), Spanjës (0:0), Portugalisë (1:0). Ata u  “thyen” nga francezët vetëm në gjysmëfinale me dy gola.

Maroku është në probleme të ngjashme me skuadrën pasi Nayef Aguerd dhe kapiteni Romain Saiss janë të lënduar, ndërsa Noussair Mazraoui është gjithashtu në dyshim.

“Ne duam të fitojmë, lojtarët e dinë se nuk është njësoj të jesh i treti dhe i katërti. Duam ta mbyllim me fitore Botërorin në Katar”, tha trajneri i Marokut, Walid Regragui dhe vazhdoi:

“Na pret një ndeshje e rëndësishme, pavarësisht zhgënjimit të humbjes me Francën në gjysmëfinale, shpresonim në finale, por edhe në këtë ndeshje do të bëjmë maksimumin, jemi të lodhur, të rraskapitur si fizikisht ashtu edhe mendërisht, kjo është arsyeja pse unë jam duke menduar se si të mbledh ekipin, por ne do të luajmë me zemër”.

Sot në orën 16:00 në stadiumin Khalifa International është ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Marokut.

Abdulrahman Al-Jassim do të jetë gjyqtari i ndeshjes.