Magnet problemesh! Po tani çfarë nuk shkon me Kanye West?
Kanye West duket se është magnet për telashe.
Përpos gjithë humbjeve që ka përjetuar deri më tani, së fundmi ai po përballet me një tjetër problem.
Kompania e tij “Yeezy” do të dëbohet nga zyrat e saj në Los Angeles. Shkaku? Mospagimi i qerasë.
Sipas Gazetës Nation, West i detyrohet dy muaj qira për 63,254 dollarë.
CT Calabasas, e cila zotëron ndërtesën e zyrës, i kërkoi reperit të paguaj plotësisht faturën brenda 72 orëve nga njoftimi ose do i duhet të largohet.
Në njoftimin e tyre thuhet: “Brenda tre ditëve të shërbimit të këtij njoftimi, ju duhet të paguani plotësisht shumën e qirasë në fjalë ose të lironi ambientet e përmendura dhe t’ia dorëzoni posedimin agjentit të autorizuar për qiradhënësin tuaj. Nëse nuk paguani, kundër jush do të fillohet procedimi ligjor për posedim të objektit, konfiskimin e qirasë dhe për dëmshpërblim parash siç lejohet me ligj. Njoftoheni më tej se, me këtë njoftim, qiradhënësi zgjedh të deklarojë qiranë e përmendur të konfiskuar nëse qiraja nuk paguhet plotësisht brenda tri (3) ditëve.”
Kujtojmë se Kanye ka marrëdhënie të prishura me Adidas, Balenciaga dhe disa nga miqtë e tij më të afërt; ai madje humbi një diplomë nderi.
Më herët ai u shpall edhe “Antisemiti i Vitit”.