Librazhd, shpërndarësit të drogës i sekuestrohet fitimi, 23 milionë lekë

Policia e Librazhdit e ka emërtuar “Faza”, operacionin e saj për kapjen e një shpërndarësi droge. Bazuar në informacionet nga shërbimi sekret, pas një hetimi disamujor dhe ndjekjeje nën drejtimin e Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, u vu në pranga 20-vjeçari D. Ç nga Librazhdi.

Gjatë kontrollit fizik në lagjen nr.1, Librazhd, iu gjetën 34 doza me kanabis gati për shitje.  Ndërsa në shtëpi,  8 qese me kanabis rreth 1.6 kg, 1 aparat celular, 1 peshore elektronike si edhe 2 300 000 të reja të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.  

Policia tha se po vazhdon dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij personi, që i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.