Vlorë, arrestohet një shpërndarës drogash të forta me 82 doza heroine
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shpërndarës droge, N.G, 33 vjeç. Ai u arrestua në lagjen “29 Nëntori” të qytetit me 82 doza heroinë me vete dhe 12 doza kanabisi.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit Prepare, që u organizua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë bazuar dhe në inteligjencën informative
Policia tha se “nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe më pas i përgatiste në doza, në banesën e tij, me qëllim shitjen e tyre. Tashmë po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij personi.”