Twitter, Elon Musk njofton rikthimin e llogarive të pezulluara për gazetarët

Elon Musk ka njoftuar se do të rikthejë llogaritë në Tëitter të disa gazetarëve të cilëve u ishte ndaluar të hynin në llogaritë e tyre personale në këtë rrjet social, pasi i akuzoi ata se paraqisnin kërcënim për familjen e tij për postimin e lëvizjeve të avionit të tij privat.
 
"Njerëzit janë shprehur. Llogaritë që kanë zbuluar pozicionin tim do ta shohin pezullimin të hiqet tani e tutje," tha manjati pasi propozoi një referendum midis abonentëve.

Nga 3.9 milionë njerëz që morën pjesë, tha ai, 59% votuan për rivendosjen e këtyre llogarive.

Musk kishte pezulluar llogaritë e disa gazetarëve që kishin publikuar në rrjetin social lëvizjet në kohë reale të avionit të tij privat.

Ndër llogaritë e pezulluara ishin ato të gazetarëve që punonin për Neë York Times, ëashington Post, CNN dhe media të tjera.

Pas pezullimit, OKB-ja kishte folur për “një precedent të rrezikshëm”, ndërsa BE-ja kishte ngritur sanksione të mundshme.