Tremijë ha sot nën ujë: zgjerohet me 250 ha përmbytja në Shkodër, dy ujësjellës jashtë funksionit

Situata e përmbytjet në bashkinë e Shkodrës po rëndohet. 250 ha të tjerë janë mbuluar nga uji që nga pasditja e djeshme, ndërkohë kanë dalë jashtë funksionit të dy ujësjellesit Oblika1 dhe Oblika2. Nga raportimet e deritanishme deri në ora 8.00 është si më poshtë:

1. Kuota e Drinit është 6.95 m, e pandryshuar me orën 17.00, nga 7.50 m kuota max

2. Kuota e liqenit 8.88 m, e rritur me 10 cm me orën 17.00, nga 8.70 m nga kuota max.

Në bashkinë e Shkodrës janë sot 3020 ha të përmbytur, rritur me 250 ha që nga ora 17.00 e ditës së premte.

Banesa me prezence uji në oborre e stalla janë në total 155, e pa ndryshuar nga ora 17.00 e ditës së premte, nga te cilat dy me prezencë uji brenda në banesë në fshatin Obot.

Njësia Ana e Malit ka të përmbytur një sipërfaqe prej 1350 ha. Në rrugën e Obotit nuk kalohet (niveli ka arritur në 1.5m) kalueshmëria është vetëm me mjetet e larta ushtarake.

Ujësjëllësi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit.

Në fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezencë të lartë uji në oborre. Në Dajç, rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme; në vendin e quajtur Urrelat arrin në lartësinë 1.6 m, sipërfaqe toke e përmbytur është rreth 800 ha,banesa me prani uji rreth 20.

Të dislokuara janë 2 mjete, 1 varkë dhe 11 efektivë të FA/

Në Bërdicë janë përmbytur 450 ha, në Rrethina e Livadhe 20 ha e në 5 banesa, në Velipojë 400 ha dhe nuk ka energji elektrike në të gjithë njësinë. Ka gërryerje të lumit Kir në afërsi të fshatit Hot i Ri.