Qendra ciklonike zhvendoset drejt Ballkanit verilindor, temperaturat në rënie

Qëndra ciklonike po zhvendoset drejt Ballkanit verilindor ku pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vendin tonë pasdite dhe gjatë ditës së diel.

E shtunë, 17 dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në zonën veriperëndimore në pjesën e parë të ditës.  Pasdite rreshjet do të humbasin intesitet. Era do të jetë me drjetim Jug - Perëndim me shpejtësi 15 -25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,0 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      10/16°C
Zona e ulët         12/21°C
Zona bregdetare 14/22°C

Kosova, e shtunë 17 dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira reshje shiu . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 12 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 6°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 12°C -15°C .

E diel, 18 dhjetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drjetim Veri - Perëndim me shpejtësi 8 -10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      7/13°C
Zona e ulët         8/17°C
Zona bregdetare 12/18°C/ Sipas RTSH