Chelsea i shkakton humbjen e radhës Vllaznisë së femrave në 'Loro Boriçi'
Vllazninë e femrave regjistron një tjetër disfatë në UEFA Champions League.
Shkodranet u mposhtën me rezultatin e thellë 0-4 nga Chelsea që kryeson grupin A, në "Loro Boriçi",
Golin e parë e shënoi Sophie Ingle në minutën e 12. 8 minuta më pas Francesca Kirby dyfishoi shifrat duke ia lënë stafetën Svitkovas në pjesën e dytë.
Ndeshjen e fundit, Vllaznia do ta luajë në transfertë kundër Real Madrid.