Demaskoi Sorosin dhe luftoi forcat komuniste/ Orban merr çmim në SHBA

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, mori çmimin ‘John Foster Dulles’ në nderim të shtetarit amerikan që ka shërbyer edhe si Sekretar Shteti.

Çmimi iu dha nga shoqata e të rinjve republikanë në SHBA.

Një çmim i tillë jepet për të gjithë ata që ngrihen dhe luftojnë kundër forcave komuniste.

Në motivacionin e çmimit për Orban, thuhet se ai nderohet edhe për shkak se demaskoi miliarderin ultra-majtist, George Soros.

Të rinjtë republikanë thanë se ai ekspozoi Sorosin dhe organizatat e tij.

Çmimi u mor nga Takacs Szabols, ambasadori hungarez në SHBA, pasi Orban nuk ishte dot i pranishëm.

Në takimin e Klubit të të Rinjve Republikanë të Nju Jorkut ishte i pranishëm edhe ligjvënësja e njohur, Marjorie Taylor Greene.

Ambasadori hungarez tha në këtë ceremoni gala se Orban është shembulli se si mund të fitohen zgjedhjet në mënyrë demokratike, bazuar te vlerat konservatore.

Ai tha se Hungaria prej kohësh po lufton kundër diktaturës liberale.