FOTO/ Masakër në Angli, vriten me armë zjarri një grua dhe dy fëmijë
ANGLI – Një masakër ka ndodhur në Northamptonshire të Britanisë së Madhe ku një grua dhe dy fëmijë janë ekzekutuar me armë zjarri.
Sky News shkruan se bëhet fjalë për Anju Asok 35 vjeç dhe dy të miturit Jeeva Saju 6 vjeç dhe Janvi Saju 4 vjeç.
Anju Asok 35 vjeç ishte me profesion infermiere dhe vdiq në vendngjarje ndërsa dy fëmijët dhanë frymën e fundit në spital.
Sipas mediave britanike autor i krimit të rëndë dysohet të jetë një 52-vjeçar i cili po merret në pyetje nga detektivët.
Inspektori Simon Barnes bëri thirrje që kushdo që ka informacion rreth vdekjeve të paraqitet në komisariatin lokal.
Banorët vendas thanë se ishin të tronditur nga ngjarja.