Franca në hall të madh, dëmtohen dy futbollistë para finales së Kupës së Botës

Shqetësime të tjera për skuadrën franceze. Dy ditë para finales kundër Argjentinës (16:00) grupi i Francës po përjeton disa probleme. Tashmë, në një konferencë për shtyp këtë të premte, Ousmane Dembele dhe Randal Kolo Muani u pyetën për Raphael Varane dhe Ibrahima Konate, të cilët nuk i shpëtuan asaj që disa e quajnë virusi i deveve dhe nuk morën pjesë në seancën kolektive, ashtu si Kinglsey Coman gjithashtu i sëmurë.

Por Federata Franceze e Futbollit njofton gjithashtu se Aurelien Tchouameni, viktimë e një dëmtimi në kofshë dhe Theo Hernandez i dëmtuar në gju janë gjithashtu të kursyer nga trajnimi i planifikuar për këtë të premte pasdite dhe qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Nga ana tjetër, Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano janë rikthyer me bashkëlojtarët e tyre.