Bilanci i COVID/ 22 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 14 të tjerë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus nga 443 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID3 po merr trajtim mjekësor 1 pacient.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar nga koronavirusi 14 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 214 raste aktive.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Rrogozhinë, Mallakastër, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Kamëz, Fier, Vlorë, Pogradec, Berat.
Statistika ( 16 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 443
Testime totale 2,014,596
Raste pozitive 332,521
Raste të shëruara 328,713
Raste Aktive 214
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 157
Fier 15
Vlorë 12
Lezhë. 7
Durrës. 7
Gjirokastër 5
Berat. 5
Elbasan. 3
Shkodër 2
Korçë. 1