Vrasja në Tiranë, policia jep të dhënat e para

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para në lidhje me vrasjen e ndodhur në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur në në rrugën ‘Fadil Bodinaku’,  në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., ku një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj Edmond Papa, 49 vjeç.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Rreth orës 16.30, në rrugën ‘Fadil Bodinaku’,  në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P.,  49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.