VIDEO-EMRI/ Vrasje në Tiranë

Një vrasje ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Edmond Papa, u qëllua me armë në zonën e Selitës në Tiranë, ndërsa ishte në një lokal.

Papa u dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku u fut në sallën e operacionit.

Por burime kanë bërë me dije se ai ka ndërruar jetë si pasojë e plumbave.

Autori apo autorët janë të paidentifikuar.

Hetimet nga policia po vazhdojnë.