VIDEO-SYRI TV/ Vijon rezistenca e banorëve në njësinë 4, policia mësyn në rrugën 'Myslym Keta'

Dhjetëra familje në rrugën ‘Myslym Keta’ të kryeqytetit kanë kaluar natën jashtë, pasi banesat e tyre nuk kanë as ujë dhe as energjie, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit janë përplasur edhe me policinë. Banorët shprehen se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre dhe do e ndjekin situatën edhe në rrugë ligjore. Në mesnate një I moshuar banor I pallatit ka ndërruar jetë, teksa oshe dhe UKT nuk kanë dënuar as të ligjin energjinë elektrike dhe të rikthejnë ujin.

Nga SYRI TV

Banorët e pallatit numër ‘4’ në rrugën ‘Myslym Keta’ e kanë kaluar natën jashtë, pasi OSHEE dhe Ujësjellës Kanalizimet Tiranë i kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe ujë, pasi në datën 19 dhjetor pallati do të shembet me urdhër të Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë, rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të premteje në pallat kanë mësyrë edhe forca të shumta policore, të cilat kanë ardhur në ndihmë të punonjësve të UKT të cilët ishin udhëzuar për të hequr sahatët.

Në këto moment situate është acaruar dhe palët janë përfshirë në një përplasje fizike, teksa banorët kanë hedhur akuza për dhunë në drejtim të forcave te rendit.

Ndërkohë në mesnatë një prej banorëve të pallatit ka ndërruar jetë, teksa fqinjët janë shprehur se gjendja e tij ishte përkeqësuar për shkak të stresit dhe ankthit për situatën me këtë objekt.

Familja Bozhiqi, ka hapur dyert e mortit, teksa pavarësisht kësaj, askush nuk u kujdes të rilidhte energjinë elektrike apo ujin.

Pas tërheqjes së policisë, situata është qetësuar, por shqetësimi i banorëve mbetet, duke zgjedhur të qëndrojnë të përgatitur nëse forcat policore rikthehen.

Banorët e njësisë numër ‘4’ shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, pavarësisht presionit të ushtruar gjatë këtyre ditëve.

Pallati në të cilin jetojnë rreth 70 familje do të prishet me arsyetimin se është i dëmtuar nga tërmeti, ndërkohë që banorët i janë drejtuar rrugëve ligjore, duke depozituar padi në gjykatë ndaj OSHEE-së dhe UKT-së, për ndërprerjen e energjisë dhe ujit, si edhe për pezullimin e urdhrit të bashkisë për shembje.