Yuri Kim tregon pse ishte e pranishme në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një deklaratë për mediat pas seancës dëgjimore që u zhvilluar për kreun e SPAK.

Gjatë fjalës së saj Kim tha se ka pasur shumë teori konspirative, duke shtuar se prioriteti i SHBA është drejtësia.

“Ka shumë teori konspirative. Dua të shpjegoj përse kam ardhur.

Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për SPAK. Erdha për të thënë që është një moment i rëndësishëm. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur, SHBA-të kanë qenë të drejtpërdrejta me shtetin shqiptar.

Ju e dini se unë nuk jam një person që i bëj gjërat e fshehta.

Është bërë shumë përparim, shumë njerëz meritojnë meritë për këtë duke filluar nga qeveria e vendit.

Merita i shkon edhe opozitës dhe kritikëve që e mbajnë qeverinë të ndershme, sepse kjo është puna e tyre. Merita i shkon medias dhe qytetarëve që ndjekin procesin.

Puna e SHBA në këtë proces është t’ju mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drejtësi, ju duhet ta doni ndryshimin më shumë se ne.”, tha ajo.