Mbyllen për dy ditë sallat e operacioneve në spitalin e Traumës, mjekët: Pasiguri për ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara

Sallat e operacioneve në spitalin e Traumës do të mbyllen për dy ditë përgjatë javës së ardhshme.

Sipas News 24, shkak është bërë ndotja në salla dhe ato do të qëndrojnë të mbyllura ditën e hënë dhe të martë.

Kjo ka krijuar një situatë kaotike për planifikimet e ndërhyrjeve kirurgjikale pasi shumë operacione të planifikuara në këto dy data do duhet të shtyhen ose anulohen. Mjekët janë shprehur të shqetësuar për këtë situatë.