Berisha: Një qytetari i plasi zemra pasi e lanë pa shtëpi sepse do të ndërtojë Qefaliaj i partisë
Kryetari demokrat, Sali Berisha, nuk la pa denoncuar në konferencën e tij edhe skandalin e terrorit dhe shkatërrimeve në zonën e ‘Myslym Ketës’.
Berisha tha se një qytetar vdiq pasi i plasi zemra, sepse duan ta nxjerrin nga banesa që aty të ndërtojë Xhemal Qefalia i PS-së.
“Një qytetar ndërroi jetë nga stresi, nga sindromi i zemrës së plasur. Sepse po e nxjerrin me forcë nga shtëpia.
Cila është historia? Pas tërmetit, ekspertët u kanë dhanë banorëve të këtij pallati, klasifikimin se pallati i tyre nuk ka dëmtime të rëndësishme.
Kam një denoncim të vitit 2019, me titull, ‘Ja se si luhet me jetën e 90 familjeve nga Edvin mafia për interesa direkt të deputetit Qefalija". Ky i fundit ka ndërtuar aty dhe u ka prishur themelet. Në mënyrë barbare tani u presin dritat dhe ujin.
Mbrëmë ai ndërroi jetë nga sindromi i plasjes së zemrës një qytetar që e shihte veten në humnerë totale, që e nxirrnin me forcë.
Këto ndodhin se si në asnjë vend të botës, në Shqipëri konfiskon kryeministri. Nuk konfiskon gjykata.
Këto janë zhvillimet e një revanshi që po nuk e ndalëm, do të përmbysë edhe më keq shoqërinë dhe shtetin shqiptar,” tha Berisha.