VIDEO/ Shembja e pallatit, PL: Skenarë të Erion Veliaj për të hapur sheshe ndërtimi për ortakët e tij

Partia e Lirisë dënoi me ashpërsi sot, atë që e cilësoi si dhunë dhe terror psikologjik nga kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, mbi qytetarë të Tiranës. Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, në një deklaratë tha:

"Jemi në këtë komunikim me publikun për të denoncuar për të disatën herë dhunën dhe terrorrin psikologjik që kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës ushtron mbi qytetarët. 

Të gjithë jeni vënë në dijeni mbi ngjarjen e rëndë që ka ndodhur me banorët e njësisë administrative numër 4, ku në mes të natës, i nxorri në rrugë të sëmurë, invalidë, të moshuar duke iu ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm, me qëllim grabitjen e pronës së tyre. Pasi i ndryshoi dhe sajoi dokumentet, tre vite pas rënies së tërmetit u kujtua që pallati duhet të prishet si i pasigurt.

Pallati duhet të prishet pas 3 vitesh nga tërmeti, pasi Erion Veliaj tokën ku është ngritur pallati do t’ja japë ortakëve të tij me të cilët pastron lekët e krimit në Tiranë. 

I njëjti skenar po përgatitet nga Erion Veliaj, në disa njësi administrative të Tiranës duke i mbajtur peng banorët me rindërtimin vetëm për një arsye të thjeshtë për të hapur sheshe ndërtimi për ortakët e tij, pasi është e qartë që Tirana është kthyer në lavatriçën e pastrimit të parave të pista, e konfimuar nga Departamenti i Shtetit, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga përgjimet e Ndraghetas.

Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Velisë, i cili vetëm mashtron dhe grabit, terrorizon dhe dhunon qytetarët për interes të tij dhe ortakëve që e rrethojnë.  Ndaj qytetarët e Tiranës kanë një datë shumë të rëndësishme të cilën nuk duhet ta harrojnë.  14 maji është dita e ndëshkimit të këtij dhunuesi, grabitësi dhe mashtruesi dhe është dita që do t’a kthejë Tiranën dhe kryetarin e saj në shërbim të qytetarëve dhe jo të trafikantëve."