Pas puthjes së Vivien dhe Getinjos, reagon Mozzik

Mbrëmjen e djeshme Vivien Thano dhe Getinjo shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.

Moment ky që mori vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi në lidhje me këtë ka reaguar edhe vëllai i Getinjos, Gramoz Aliu i njohur gjerësisht si Mozzik.

Krahas fotos ku duket dyshja duke u puthur, reperi shkruan: “Mirëmëngjes botë,”-shoqëruar me një zemër të kuqe.

Ajo dhe Getinjo janë banorët të cilët po shihen mjaft të afërt me njëri tjetrin, dhe mesa duket mes tyre ka një pëlqim dhe kjo ka filluar të vërehet.

Dyshja gjatë gjithë kohës shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit ku po ndajnë histori të ndryshme me njëri-tjetrin nga jeta e tyre private.

Gjatë një bisede me banorët, Getinjo u shpreh se i pelqejnë vajzat e thjeshta, teksa pranoi pëlqimin që ka per Vivien.