Prindërit punësojnë mjeshtra të video-lojërave që t'i mundin keq fëmijët e tyre derisa të heqin dorë
Një lojtar kinez kohët e fundit u bë viral pasi pretendoi se është paguar nga prindërit e të paktën dy fëmijëve për t'i mposhtur ata në videolojërat në internet dhe për të goditur vetbesimin e tyre.
Video lojërat në përgjithësi janë mjaft të padëmshme nëse luhen me masë, por në shumë raste në ditët e sotme fëmijët bëhen aq të fiksuar pas këtyre botëve virtuale të sajuara saqë fillojnë të injorojnë jetën e tyre reale, shkollën dhe madje edhe familjet e tyre.
Rikthimi i tyre në rrugën e duhur mund të jetë një sfidë e vërtetë dhe shumë prindër detyrohen të marrim vendime të dëshpëruara.
Në Kinë, për shembull, disa prindër i regjistrojnë fëmijët e tyre në kampe të stilit ushtarak, ndërsa të tjerë përdorin teknika më të fshehta si punësimi i lojtarëve të aftë për të mposhtur fëmijët në video-lojërat e tyre të preferuara dhe për t'i bindur ata të heqin dorë.
Një "mjeshtër i videolojërave" së fundmi zbuloi se ai ishte paguar nga prindërit e një lojtari të vogël për t’ia fshikulluar “prapanicën” në lojën e tij të preferuar me video dhe për ta bërë atë të vërë në dyshim aftësitë e veta.
Sipas Star Video, prindërit e djaloshit thanë se ai kishte qenë një nxënës model dhe një fëmijë i bindur deri në klasën e katërt, por pastaj videolojërat e ndryshuan plotësisht.
Djali tani ia kushtonte pjesën më të madhe të kohës video lojërave në internet dhe ëndërronte të bëhej një lojtar profesionist dhe të bënte atë që donte më shumë.
Prindërit e tij nuk mund ta pranonin këtë, por ata as nuk mund ta largonin dot, kështu që vendosën që dikush tjetër ta bënte bindjen.
Është e paqartë se si prindërit ranë në kontakt me 'pro gamer', por ai pretendon se ata ranë dakord t'i paguanin tarifën 7.2 dollarë në orë për të sfiduar djalin e tyre në lojën e tij të preferuar video dhe për t’ia vrarë vetëbesimin në atë lojë.
Lojtari anonim madje postoi pamje nga ekrani i bisedës së tij me prindërit e djalit si provë.
Lojtari i aftë tha se ai i luajti djalit pesë lojëra për pesë orë. Ai mori kohën e tij në ndeshjen e parë, duke u përpjekur ta lodhë kundërshtarin e tij, dhe më pas e mundi atë në katër ndeshjet e ardhshme, sipas dëshirës së prindërve të tij.
Me sa duket, lojërat ishin aq të njëanshme sa djali nuk donte të luante më, dhe besimi në aftësitë e tij si lojtar u trondit aq sa prindërit e tij ishin në gjendje ta bindnin atë se ai duhet të përqendrohej më shumë në studimet e tij për të ndërtuar të ardhmen.
Mjeshtri i videolojërave pohoi se deri më tani ai kishte ndihmuar dy familje të rifitonin fëmijët e tyre të varur nga lojërat duke i mundur keq në lojërat e tyre të preferuara dhe duke ua dërrmuar besimin.
Ai shtoi se kjo i dha atij një ndjenjë suksesi.