Savic shqetëson Sarrin, serbi kthehet i dëmtuar nga Katari

 

Alarmohet tekniku , vetëm pak javë para rifillimit të Serie A. Mesfushori serb, Milinkovic Savic, është kthyer i dëmtuar nga Kupa e Botës në Katar. Këtë e ka konfirmuar dhe vetë 63-vjeçari, Maurizio Sarri në radion e Lazios.

“Savic ka një problem në kyçin e këmbës që do e detyrojë të punojë më pak. Qëllimi tani është ta vendosim atë në një pozicion për t’u stërvitur sa më mirë. Të shohim se sa ditë do t’i duhen, uroj sa më pak.” – tha Maurizio Sarri rreth mesfushorit 27-vjeçar.

Milinkovic Savic pritet të mos jetë i disponueshëm për Sarrin rreth 20 ditë. Megjithatë, pjesa tjetër e grupit lacial po vazhdojnë fazën përgatitore para sezonale në Turqi.