Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, Pjetri arrestohet pas disa muajsh

Besnik Pjetri, i cili vrau ish-vjehrrin dhe kunatin në Lezhë më 29 gusht, është arrestuar.

Pjetër Perjaku dhe Gentian Perjaku, babë e bir, u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri, i cili shkoi mbrëmjen e 29 gushtit në banesën e viktimave dhe i qëlloi me armë zjarri, duke i lënë të vdekur.

Krimi i rëndë ndodhi në Grykë Zezë të Lezhës dhe dyshohet se motiv i vrasjeve u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.

Krimi dyshohet se si motiv ka pasur konfliktet e vazhdueshme pas divorcit mes autorit dhe vajzës së viktimës.

Autori kishte dy fëmijë nga martesa me vajzën e viktimës, ndërsa jetonin më herët në Itali.

Ata thuhet se vazhdimisht kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, çka çoi dhe në vrasjen e dyfishtë.