Gazi natyror/ Të hënën vendimet përfundimtare për tavanin. Çfarë ranë dakord të 27-të e BE-së?

E hëna do të jetë një ditë kritike në lidhje me marrëveshjen mbi kufirin e gazit të Evropës pasi 27 liderët e Bashkimit Evropian vendosën në një ultimatum për t'u bërë thirrje ministrave të energjisë që të vendosin mbi detajet teknike më 19 dhjetor.

Në tekstin e konkluzioneve , “27” i referohen asaj që kanë vendosur në dy ditët 20-21 tetor, duke përshëndetur progresin e bërë dhe duke kërkuar që puna për propozimet për rregullat e reja  të përfundojë në 19 dhjetor me qëllim:

- forcimi i solidaritetit përmes një koordinimi më të mirë të tregjeve të gazit , lëvizjes ndërkufitare të gazit dhe kufijve të besueshëm të çmimeve

- përshpejtimi i zbatimit të burimeve të rinovueshme të energjisë

- Krijimi i një mekanizmi korrigjues për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë nga çmimet tepër të larta

Këshilli Evropian nënvizoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të koordinimit në funksion të periudhave të ftohta në të  ardhmen dhe në veçanti: 

- funksionimit të shpejtë të grumbullimit të kërkesës për gaz dhe tregjeve të përbashkëta, si dhe përshpejtimit të diskutimeve me partnerë të besueshëm për të siguruar kontrata afatgjata

- në mbushja më efikase e depozitave të gazit natyror dhe monitorimi nga afër i objektivave për këtë çështje si dhe reduktimi i kërkesës për gaz.

- në përgatitjen me kohë të planeve rezervë për dimrin 2023-2024.