Napoli: pas vetëvrasjes së14-vjeçarit, viktimë e bullizmit, arrestohen 5 djem
Karabinierët italianë kanë arrestuar 5 të mitur, që vepruan si bandë për të ngacmuar dhe persekutuar bashkëmoshatarët e tyre në Gragnano (Napoli).
Mes tyre janë edhe 2 djem tashmë nën hetim për vetëvrasjen e 13-vjeçarit Alessandro Cascone, e ndodhur më 1 shtator. Djali u hodh nga dritarja e shtëpisë kur prindërit e tij ishin në punë.
Mëngjesin e sotëm, policët e Castellammare di Stabia zbatuan një seri ndalimesh, lëshuar nga Gjykata për të Mitur e Napolit me kërkesë të Prokurorisë për të Mitur, ndaj 5 të dyshuarve, të dyshuar rëndë, për vepra të përndjekjes dhe grabitjes.
Siç raportojnë karabinierët, pesë prej të përfshirëve ishin të moshës 15-18 vjeç, ky i fundit i mitur në momentin e ngjarjes. Mes tyre janë edhe dy djem të cilët tashmë janë hetuar në procedimin penal për vetëvrasjen e një 13-vjeçari që ndodhi në Gragnano më 1 shtator.
Ngacmimi kishte çuar edhe në një sulm të dhunshëm fizik i cili ndodhi në shtator, që do t'i shkaktonte viktimës lëndime të gjykuara si të shërueshme në 10 ditë. Sipas rindërtimti të ngjarjes, viktima ishte detyruar të ndërronte shkollën këtë vit dhe, gjatë frekuentimit të vitit të tretë të shkollës së mesme, kishte shprehur edhe dëshirën për t'i dhënë fund jetës.
Për më tepër, që në shkollën fillore, i riu 14-vjeçar kishte pësuar ngacmim nga një bashkëmoshatar, jo njeri nga të ndaluarit e sotëm, pasi në momentin e ngjarjes ishte nën moshën katërmbëdhjetë vjeç dhe për rrjedhojë nuk mund të akuzohej.