VIDEO/ Berlin, shpërthen akuariumi i madh, 2 persona të plagosur
Një akuarium i madh, i vendosur në një hotel në Berlin, shpërtheu herët këtë mëngjes dhe 100 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje, kanë njoftuar shërbimet e urgjencës.
Sipas gazetës Bild, ka të paktën dy të plagosur.
“Akuariumi është dëmtuar, ka rrjedhje uji. Situata nuk është e qartë për momentin ”, shkroi shërbimi zjarrfikës i kryeqytetit gjerman në Twitter.
Shërbimi informativ i trafikut të Berlinit VIZ tha se në rrugë kishte një sasi të madhe uji.
Dom Aquaree ndodhet brenda një hoteli Radisson në lagjen turistike të Mitte në Berlin.
Sipas faqes së saj të internetit, ky akuarium është akuariumi më i madh homogjen, cilindrik në botë, është 16 metra i lartë, përmban një milion litra ujë dhe 1500 peshq .
Offenbar ist das #Aquarium geplatzt. Die Ursache sei unklar, hieß es. #Berlin
— rbb|24 (@rbb24) December 16, 2022
